Sherri i dy grave nuk ndalet edhe para të qarave të fëmijëve (VIDEO)
Sherri i dy Zonjave, nuk ndalet edhe para të qarave të fëmijëve Falë rrjeteve sociale sot lajmi është në pranë lexuesit, sot më shumë se kurrë bëhen publike të gjitha dukuritë shqetësuese të realitetit tonë të përditshëm. E tillë është dhe një video e publikuar nga faqja, “Jeta Osht Qef”, ku tregon se si dy prindër, dy nëna zihen në rrugë e aq më tepër kur pranë tyre qëndrojnë fëmijë.
Një debat i nxehtë midis dy zonjave i cili ka degraduar dhe në dhunë fizike midis të dyjave, edhe pse të qarat e fëmijëve nuk ka ndalnin nervin e kapjes prej flokëve dy zonjave. Një skenë e tillë ka ndodhur në një qytet të Shqipërisë. Nuk kanë qenë vetëm fëmijët e dy zonjave dëshmitarë të këtij konflikte kaq banal por dhe fëmijë të tjerë, të cilët pamëshirën e tyre, panë një skenë e cila mund të ndikojë negativisht tek ta.
Në video dëgjohet qartë se debati ka ardhur duke degraduar menjëherë pas fjalëve vulgare që i lanë vend, shkelmave, shkuljeve të flokëve dhe grushteve. Sikur të mos mjaftonin këto, njëra nga zonjat e godet fort tjetrën aq sa e hedh në tokë dhe e shkelmon. Vajzat e zonjave u munduan që të ndalonin sherrin e tyre por as edhe këtë gjë ato dy zonja nuk e vunë re.
Të qarat, të bërtiturat dhe shoku që mund të kenë kaluar fëmijët, nuk e ndalën këtë skenë. Edhe pse në vend u gjendën dhe persona të tjerë edhe ata e kanë pasur të vështirë që të qetësonin gjakrat midis dy zonjave. R.Shtylla
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=aLZNscBAQHY” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

