Sherri i kryebashkiakëve, Gjika i përgjigjet Lelit: Je idiot dhe i paaftë

Ish­-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika dhe kreu aktual, Dritan Leli vazhdojnë fyerjet mes tyre.

Pak pasi ky i fundit lëshoi akuza tepër të forta ndaj Gjikës, duke deklaruar se ka trashëguar një bashki me shumë probleme dhe shprehu shqetësimin për lejet e ndërtimit të dhëna gjatë këtyre viteve, ka reaguar Shpëtim Gjika.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish­-kreu i Bashkisë së Vlorës e ka cilësuar Lelin si idiot dhe të paaftë.

Ndër të tjera, Gjika është shprehur se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, ai nuk do të humbasë më kohë duke reaguar.

“Përballë idiotëve, të paaftëve dhe të ligjve, kam vetëm një mënyrë për të dëshmuar inteligjencë: Nuk flas me ata! Nuk flas për ata! Nuk komentoj çfarë thonë ata”, ka deklaruar Shpëtim Gjika përmes rrjeteve sociale.

Që pas akuzave të para të prokurorisë ndaj Gjikës për abuzime me lejet e ndërtimit në Vlorë, nisi një luftë në distancë mes tij, Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj. 

SHKARKO APP