Sherri me Bashën, Ruli: Ja ç’ndodhi në mbledhjen e grupit

 

Ish-ministri demokrat i Bujqësisë ka thyer heshtjen pas lajmit të disa ditëve më parë ku u raportua se ai ka pasur një përplasje me kreun aktual të PD.

Kështu, deputeti Genc Ruli ka shpjeguar se debatet janë normale brenda grupit demokrat, ndërsa ka fajësuar krerët e degëve të Partisë Demokratike nëpër rrethe, që sipas tij po lëshojnë deklarata të papërgjegjshme.

“Është normale të ketë debate në mbledhjet e grupit, por krerët e degëve lëshojnë deklarara të papërgjegjshme. I kërkova Bashës t’i disiplinojë, por u largova pasi nuk mora përgjigje”, raporton 'News24' të ketë thënë Genc Ruli.

SHKARKO APP