Sherri me karrige në Korçë, sekretari i qendrës së votimit rrëfen ngjarjen
Sekretari në qendrën e votimit të fshatit Vashtmia në Korçë, Edmond Vincani ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të regjistruar në qendrën e votimit nr. 3826, ku mbetën të plagosur çifti i qytetarëve.
Vincani ka treguar se autori ka kërkuar që të votojë familjarisht, por nuk është lejuar nga vëzhguesi i PD-së, i cili ka tentuar t’i largojë. Ata nuk kanë pranuar të largohen dhe pasi kanë dalë nga qendra e votimit janë konfrontuar fizikisht, si dhe kanë përdorur edhe karrige.
“Në qendrën e votimit 3826 erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i PD e kundërshtoi duke thënë se ligji nuk e lejon votimin familjar. Ndërkohë ata protestuan me dhunë, ne duam të votojmë, erdhi dhe i biri dhe u konflikutuan me vëzhguesin e PD.
Pas kësaj në rrëmujë e sipër kanë dalë korridor dhe nuk kam parë më tej se çfarë ndodhi. Vëzhguesi nuk është se bëri ndonjë gjë, vajti për t’i ndaluar i biri e kapi i tha ‘ik se nuk më ndalon dot”, ka treguar Vincani.
KOHA JONË SONDAZH

