Sh*erri mes çiftit mbretëror, gjykata vendos 5 metra distancë mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

Marrëdhënia e princit Leka me bashkëshorten e tij tanimë në proces divorci Elia Zaharia është kthyer në një telenovelë në mediat rozë javët e fundit, me kulmin e arritur këtë të mërkurë, kur u publikuan pamjet e një përplasje fizike mes tyre.

Në fund të dhjetorit, u raportua se martesa 7-vjeçare mes çiftit mbretëror ishte tanimë e thyer dhe se princi kishte gjetur një partnere të re. Ajo ishte fotografja Blerta Celibashi, e cila sipas raportimeve të shtypit rozë, kishte punuar më herët për çiftin mbretëror.

Në media u publikua lajmi se princ Leka kishte kallëzuar në polici për dhunë ish-partneren Elia Zaharia dhe të atin e saj (ish-vjehrrin e tij). Burime zyrtare nga blutë konfirmuan më vonë se princi 42-vjeçar ishte paraqitur në komisariatin numër 1 dhe ka kallëzuar se një ditë më parë është dhunuar nga ish-partnerja dhe i ati i saj 71-vjeçar, Gjergj Zaharia.

Ndërkohë sot për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zahariaj shfaqet në dyert e gjykatës.

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Për dy të parët është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri dhe fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

SHKARKO APP