Sherri në Këshillin Bashkiak, Braçe: Zhgënjim i madh. Kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti

Deputeti i PS-së, Erion Braçe në një intervistë televizive ka reaguar për sjelljen e Tedi Blushit në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, teksa goditi me grusht Halit Valterin. Braçe shprehet i zhgënjyer me sjellen e Tedi Blushit, duke thënë se janë sjellje jo të hijshme që vijnë nga e njëjta parti.

“Ka ndodhur disa herë. Unë kam parë jo vetëm letra, por edhe çizme nga e njëjta parti në parlamentin e Shqipërisë. Kështu që nuk më bën përshtypje kur deri tani kanë djegur gjithçka kanë mundur dhe kanë hedhur zjarr pa hesap jashtë godinës, do ishte zhgënjim i madh po të shikoja që brenda sallës s’do bëhej gjë. Por zhgënjimi që kam është që ky djali është korçar. Zhgënjimi është shumë i madh që një korçar të sillet në atë farë feje”, tha Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?