Sherri në resortin luksoz në Palasë, policia: 2 të plagosur, 4 në kërkim! 2 të tjerë të paidentifikuar
Policia e Vlorës ka dalë më një njoftim tjetër mbi sherrin masiv në resortin luksiz në Palasë të Vlorës. Nga sherri përveç biznesmenit Luçiano Koçeku, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj 42 vjeç. Në kërkim rezultojnë në total 4 persona, Fatmir Bejo 30 vjeç, Xhoni Spaho 28 vjeç, Genti Baleci, 49 vjeç dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë edhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar që janë përfshirë në sherrin në Palasë.
Njoftimi nga Policia e Vlorës
Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.
Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi Fatbardh Aliaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.