Sherri për birrat, motra vr*t motrën. Fqinji: Edhe i ati nga alkooli ndërroi jetë

Një grua që u akuza se ishte e alkoolizuar, u vra dy ditë para se të festonte 37-vjetorin e lindjes. Amanda Pushani u godit me thikë për vdekje nga motra e saj 40-vjeçare, Marsela Pushani me profesion mësuese. Ngjarja u trajtua nga familja për Policinë si vetëvrasje.

Shkak i vrasjes është bërë një debat që ka agravuar mes dy motrave, ku më pas Marsela Pushani ka marrë thikën dhe ka qëlluar 37-vjeçaren. Viktima është qëlluar 1 herë në bark me thikë poshtë stomakut. Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën.

Kjo e fundit ka deklaruar në polici, se vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani ka dëshmuar se motra e saj prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë. Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.

Një shitës në një market pranë zonës ku jeton familja, tha se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar ndonjëherë. Madje ai është shprehur se edhe babai i viktimës ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike. “Ajo merrte borxh me ditë. Nuk e di nëse punonte mbaj mend që dilte në mëngjes për punë para disa kohësh”, tha fqinji për emisionin ”Me zemër të hapur”.

SHKARKO APP