Sherri për makinën fut në sherr Ramën me Klodiana Lalën

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Televizionit Klan, me fuoristradën Lincoln, dhe jo me automjetin tip Mercedes që përdor zakonisht.

Sipas opozitës ky automjet është i blinduar. Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu që në fillim të emisionit e pyeti kryeministrin se nga kush kishte frikë.

Blendi Fevziu: Këtu në Klan kush do të bëjë atentat?

Edi Rama: Njëri nga këta të studios duhet të shkojë dhe ta shikojë është apo jo e blinduar? E blinduar? Të çohet tani, për t’i shërbyer telespektatorëve që iu kanë thënë se makina është e blinduar… Makina është që në vitin 2009, që unë kur kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëlla. Dhe makina që unë përdor nuk ka qenë kurrë e blinduar. Është makina që e kam përdorur që atëherë. Ka dalë lajm se kam blerë makinë të re qindra mijëra euro, nuk është e vërtetë. Kam çuar makinën e vjetër dhe kam marrë një të re me qera. Unë nuk jam as shofer, nuk di as ti jap makinës, unë i jap vetëm makinës së qeverisë. Unë skam asnjë makinë të blerë si kryeministër, dhe Benz-i që thoni se është i ri është me qera.

Por ky sherr politik do te shkaktonte dhe nje tjeter sherr mes kryeministrit dhe gazetares Klodiana Lala ne studio.

Debati

Klodiana Lala: Pse lëviz me makinën e vëllait?

Edi Rama: E dini që kryeministri i vendit tënd e di ti që është i vetmi, bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk po bëni ndonjë hata zoti kryeministër, jemi vende të varfra…

Edi Rama: Kur ju më pyesni, duhet të prisni që të jap unë përgjigjen… Do jap përgjigjen që dua unë, jo atë që doni juve… Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo. Unë do fillojë nga qielli dhe do dal tek nëntoka. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor.

SHKARKO APP