Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 08:59 Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme thirrjet për dialog me studentët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sherri për zgjedhjet në Universitet/PD: Detyruan qeverinë! Shahini: Mos sajoni ”beteja”

Aktualitet E premte, 8 Maj 2020 17:18
Sherri për zgjedhjet në Universitet/PD: Detyruan qeverinë! Shahini: Mos sajoni ”beteja”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtyrja e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës për PD-në, erdhi si pasojë e reagimit opozitar por ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se këto ”beteja opozitare” janë absurde që sajojnë kauza të paqena. Shahini i bën apel opozitës se do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim. Partia Demokratike shprehet se me mbështetjen e opozitës pedagogët dhe studentët fituan betejën duke detyruar qeverinë që të tërhiqet nga zgjedhjet në universitete.

Postimi i Shahinit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Para 11 minutash
Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 9 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 12 orësh

Pa pasur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit. Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i PD-së

Tërheqja e qeverisë nga krimi zgjedhor i mbajtjes së zgjedhjeve pa zgjedhës në arsimin e lartë është një betejë e rëndësishme e fituar nga pedagogët dhe studentët, me mbështetjen e opozitës.

Me një proces të paligjshëm dhe absurd, Edi Rama synonte të merrte nën kontroll edhe arsimin e lartë përmes ushtarëve të tij dhe të organizatave kriminale. Rekordet e Edi Ramës me arsimin e lartë janë të njëjta me rekordet e tij për zgjedhjet. Kur nuk i fiton dot, përdor çdo mjet të pistë për pushtetin e tij.

Mbajtja e zgjedhjeve në arsimin e lartë pa pedagogë dhe studentë, në kulmin e masave të jashtëzakonshme, nuk ndryshon nga akti i tij kriminal i 4 viteve më parë, kur tentoi të kapë Universitetin e Tiranës përmes Emiljano Shullazit. Duke respektuar autonominë e universiteteve, Partia Demokratike nuk ndërhyn në zgjedhjet e tyre, por sigurojmë studentët dhe pedagogët se do të vazhdojmë të jemi në krah tyre dhe do ta ngrejmë zërin për çdo shqetësim të arsimit të lartë.

Partia Demokratike dënon presionin dhe shantazhin e ushtruar gjatë këtyre ditëve ndaj pedagogëve dhe studentëve dhe paralajmëron Edi Ramën dhe veglat e krimit të organizuar brenda arsimit të lartë që të mbajnë larg duart nga Universitetet. Edi Rama dhe Besa Shahini duhet të kenë të qartë se askush nuk mund të cënojë dinjitetin e pedagogëve dhe studentëve shqiptarë. Askush nuk mund të urdhërojë zgjedhje pa pedagogë dhe pa studentë. Askush nuk mund të injorojë vullnetin e tyre, për një proces të rregullt dhe ligjor të zgjedhjeve në Universitete.

Etiketat e lidhura

Besa ShahiniPDuniversitet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij
Para 8 minutash

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
Para 11 minutash

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 13 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 2 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 22 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 9 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.