Sherri përfundon në gjak, plagoset me armë pronari i një furre buke

Një sherr i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka përfunduar në gjak, ku pronari i një furre buke në Kavajë ka mbetur i plagosur.

Si i dyshuar për ngjarjen, nga ana e policisë u bë identifikimi dhe vënia në pranga pak pas ngjarjes e Seferian Troka, 26 vjeç, banues në Kavajë

I riu akuzohet se rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, E. K., 60 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

I plagosuri u dërgua në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Kavajës për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?