Shfrytëzonte fëmijën 1-muajshe për të lypyr, pranga babait 49-vjeçar (Emri)

Një 49-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se shfrytëzonte fëmijën e tij të mitur për të lypur. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Tomorr Roko, shfrytëzonte fëmijën 1-muajshe në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 01.09.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :

Swiss Digital Desktop Reklama

– Tomorr Roko, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pas në rrugën e “Elbasanit” është konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur fëmijën e mitur 1 muajshe, me iniciale M.R.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b dhe 25 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?