“Shfuqizimi i Ligjit të Arsimit të Lartë është shpëtimi”
Pedagogu i Gazetarisë Ervin Goci mbështet studentët të cilët vijojnë protestat prej dhjetë ditësh. Goci në një reagim në Facebook shkruan se për të shpëtuar arsimin duhet të shfuqizohet Ligji për Arsimin e Lartë.
Reagimi i Gocit:
Kryeministri e beri te qarte mbreme qe kerkesat nuk do te plotesohen, me preteksin se nuk do bejme asgje qe nuk eshte bere gjekundi tjeter. Po ne fakt çfare permban refuzimi?
Dy gjera thelbesore : Me se pari, mos te ndryshoje asgje nga filozofia e buxhetit, ku parate do rrine te konçensionet dhe PPP-te, dhe se dyti duke i kushtezuar ndryshimet e pritshme, me vrasjen perfundimtare te demokracise se brendshme dhe autonomise ne bashkepunim me studentet, te cilet mund te paguajne me pak, po me nje arsim pa nje Ligj te ri te mirekonceptuar, çdo para qe do hyje ne sistem, nuk do te mundet kurrsesi te permiresoje cilesine e arsimit, thjesht do ta varrose ne mjerim.
“Studentet e bashkuar kane per te fituar”, po kujdes çfare fitohet! Mund te fitohet njekohesisht ulja e tarifave dhe nje universitet cope-cope. Shfuqizimi i Ligjit te Arsimit te Larte, eshte shpetimi. #mestudentet
KOHA JONË SONDAZH

