Shi breshër dhe stuhi, si do të jetë moti për sot dhe nesër në vend

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, dita e shtunë deri në mesditë parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Ndërsa ditën e diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim.

Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

SHKARKO APP