Shi dhe erë e fortë në Kukës, plepi bllokon rrugën(VIDEO)
Reshje të shumta shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë ditën e sotme qytetin e Kukësit.
Si pasojë e motit të keq, është rrëzuar edhe një plep në aksin Kukës-Bicaj por pa shkaktuar dëme. Plepi i rrëzuar bllokoi rrugën për disa minuta derisa u hoq nga një kompani mirëmbajtësse.
Moti i keq ka bërë që të ulet dhe fluksi i njerëzve në doganën e Morinës. Raportohet se në 24 orënt e fundit vetëm 4 mijë shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar. Ndërsa Rruga e Kombit paraqitet pa probleme, por duhet bërë kujdes në qarkullim nga shirat që do ketë edhe në ditët në vijim.

KOHA JONË SONDAZH

