Shifra të frikshme! Afro 300 mijë të vdekur nga Covid-19, mbi 4 milion e 300 mijë të infektuar. Cilat janë shtetet më të prekura

Ndërkohë që filloi hapja graduale, shumë vende kanë raportuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Kjo e bën situatën e pandemisë në botë, shumë të paqartë. Në të gjithë këtë paqartësi, ajo që shikohet me saktësi është rritja e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve në botë nga koronavirusi.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 342 mijë e 685, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 292 mijë e 893. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 1 milion e 602 mijë e 539 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 408 mijë e 636 të infektuar dhe 83 mijë e 425 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e dyta ku në total ka 269 mijë e 520 raste dhe 26 mijë e 920 të vdekur. Ka ndryshuar renditja, ku Rusia tashmë ka kaluar në vendin e tretë me 232 mijë e 243 raste por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 2 mijë e 116 të vdekur nga Covid-19.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 226 mijë e 463 raste dhe 32 mijë e 692 të vdekur. Në vendin e 5 renditet Italia me 221 mijë e 216 raste dhe 30 mijë e 911. Pas Italisë renditet Franca me 178 mijë e 225 raste dhe 26 mijë e 991 të vdekur.

SHKARKO APP