Shihni se si e pësoi ministri grek anti-shqiptar!
Kryetari i partisë Grekët e Pavarur dhe Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, nuk ka qenë në fakt edhe aq i mbrojtur.
Ai u sulmua nga disa protestues teksa po vizitonte ishullin Kos në Egje, raporton Ekathimerini.
Një filmim me video tregohen disa grekë të inatosur të cilët e qëllojnë Kammenos me vezë dhe i ulërasin atij teksa po hynte në një sallë të qytetit.
Protestuesit reaguan ndaj mënyrës se si po e menaxhon qeveria krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në ishull.
Kammenos, si eksponent i të djathtës nacionaliste, njihet si mbështetës i lëvizjeve anti-shqiptare në Greqi dhe para pak kohësh paralajmëroi se do të shtonte trupat greke për të patrulluar kufijtë me vendin tonë.
KOHA JONË SONDAZH

