Shijaku e Maminasi pa drita, defekt në nënstacion
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se për shkak të një defekti në transformatorin e n/stacionit Sallmone, që prej mëngjesit të sotëm, disa zona në Durrës, që furnizohen nga ky nënstacion, kanë mbetur pa energji elektrike.
Brigada e avarisë së OSHEE është në terren dhe po punon për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar.
Pa energji gjatë kësaj kohe kanë mbetur këto zona në Durrës: Shijak, 4 rrugët Shijak, ish-ferma Sukth, Autostrada Maminas, autostrada Sukth Shinovlash, fshati Lura.

