“Shikoni çfarë shkatërrimi”, Basha publikon foto nga Shkozeti: Banorët janë të lodhur dhe të paushqyer
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë pamje nga Durrësi dhe Shkozeti, ndërsa thotë se banorët në këtë zonë janë të lodhur, të tronditur, në stres të plotë dhe të paushqyer.
Lideri i opozitës teksa ka dëgjuar dhe parë nga afër shqetësimet e banorëve, iu është drejtuar menjëherë me një apel të fortë strukturave shtetërore, ku kërkon prej tyre të ndërmarrin masa urgjente pasi banorët ndodhen kushte aspak njerëzore.
“Pasdite në lagjen 4 në Durrës dhe në mbrëmje në Shkozet: shikoni vetë cfarë shkatërrimi. Banorët janë të lodhur, të tronditur, të paushqyer dhe të stresuar.Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret!”-shkruan Basha.