”Shikoni dokumentarin e Rai3”, Berisha mesazh ambasadorëve: Jepini vëmendje fakteve

Nga dritarja e banesës, Sali Berisha i ka dhënë një mesazh ambasadorëve që dënuan dhunën e demokratëve gjatë protestës para bashkisë së Tiranës. Berisha i fton ata që të shohin dokumentarin e Rai3, ku e krahason qeverinë e Ramës me një mafia.

”Protesta e fundit disa ambasada kryesore të vendit dënuan zemërimin e opozitës. Njerëzisht dua tu them dy fjalë. Mos u keqpërdorni nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe shihni qartë se ç’po ndodh në Shqipëri të nderuar ambasadorë. Ju lutem shikoni njëherë, shikoni pak dokumentarin e fundit të RAI-3.

Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime. Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës. Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik. Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia.

Ishte një nga mediat më serioze, më të vjetra të Europës që e pohohi këtë. Dhe kështu kjo mafie po grabit non stop, 100 % të parave të shqiptarëve. Është kjo mafie e cila vjedh qindra milion për inceneratorë që nuk ekzistojnë. Është kjo mafie që përdor drejtësinë e re si pushkë për eliminim e opozitës. Është kjo mafie që përdor paratë e drogës për të vjedhur zgjedhjet. Është kjo mafie që korrupton funksionarët më të lartë të shteteve tuaja si McGonigal etj.

Sepse dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me një vit mosha e pensionit. Dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me disa cent çmimi i karburanteve. Por zemërimi jonë, nuk është as për një vit pension dhe as për disa centë rritje të çmimit të karburantit. Zemërimi jon është për qindra miliona të vjedhura. Është për shkatërrimin e pluralizmit. Është për degradimin e drejtësisë”.

SHKARKO APP