Shikoni ku e kishte fshehur drogën 40-vjeçari

Polica Kufitare ka vënë nën pranga, ditën e djeshme, 40 vjeçarin nga Saranda, shtetasin A.H.

Pas kontrollit të automjetit të tij është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë fshiheshin plot 63.7 kg kanabis.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare me ndihmën edhe të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis sativa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të veprimeve proceduriale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.H., 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?