Shikoni motin për sot dhe nesër
Parashikimi i motit për sot e nesër:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në 2 qarqet e veriut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë të përqendruara kryesisht në zonat malore të qarqeve.
Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 14 / 27 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era do te vazhdoje të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.
Zjarret
Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i moderuar’ në shumicën e qarqeve dhe nivele rreziku më të ulët në 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik ‘i moderuar’ në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-perëndim), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim).

KOHA JONË SONDAZH

