Shirat dëmtojnë linjat, fshatra të tërë pa energji elektrike
Si pasojë e motit të keq me shira dhe erera të forta (furtunë) që përfshiu vendin gjatë natës së dhe orëve në vazhdim, në disa zona kryesisht rurale janë shkaktuar defekte, të llojit këputje përcjellsash, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.
OSHEE njoftoi se një pjesë e fiderave janë stakuar si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e tensionit të mesëm.
Punonjësit e terrenit të OSHEE-së po punojnë për kthimin e gjendjes nënormalitet dhe në kohë sa më të shpejtë.



