Shisnin drogë pranga dy të rinjve në Tiranë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pas dy operacionesh kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale A.Xh, i cili u arrestua në flagrancë në rrugën “Hamdi Cenoimeri” me doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Pas kontrollit të ushtruar nga blutë në banesën e tij është bërë i mundur sekuestrimi i 3 dozave me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 31 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 telefon celular.

Ndërkohë një tjetër person nga rënë në prangat e policisë për shpërndarje lëndësh narkotike. 21-vjeçari me iniciale G.L, banues në Rrëshen është ndaluar pasi gjatë një kontrolli të bluve në mjetin me të cilin ai lëvizte u gjetën 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Përveç drogës 21-vjeçarit iu sekuestruan edhe mjeti me të cilin lëvizte, një telefon celular, 34 400 lekë të reja dhe 315 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” për personat e ndaluar.

SHKARKO APP