Shiste lëndë narkotike, kapet në Korçë

Policia ka vënë në pranga një 35 vjeçar për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë arrestuar shtetasin me iniciale M.V banues në Korçë pas një hetimi tre mujor duke metoda speciale të hetimit.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 286, datë 10.09.2017 ka caktuar, për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet operacioni policor ndjekur me metoda speciale të hetimit i koduar “Zona 13”. Ndalohet një shpërndarës i drogave të forta (heroinë), në doza të vogla.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi tre mujor duke përdorur metoda speciale të hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zona 13” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit : M. V, 35 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 286, datë 10.09.2017 ka caktuar, për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Gjatë periudhës të kryerjes së hetimeve lidhur me këtë rast, është vërtetuar me fakte se shtetasi i mësipërm, iu ka shitur 6 personave (përdorues të lëndëve narkotike) doza me lëndë të dyshuar si narkotike, të cilat iu janë gjetur e sekuestruar këtyre të fundit me cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?