Shitësi i luleve që u arrestua pas protestës nga policia si bandit
Ndër të arrestuarit pas protestës së opozitës është edhe ky i ri, Bledar Dule, i cili njihet si luleshitës.
Në faqen e Facebook të “Partia Demokratike Dega 5 Tirane”, thuhet se ky i ri nuk ka qenë kurrë pjesë e struktuarave të PD, ndërsa shet lule për t’u kujdesur për një zonjë, që quan nënë.
“Dulja (si e thërrasim ne) është rritur jetim, nuk ka patur kurrë kujdesin e familjes, nuk ka patur kurre një dhomë të vetme të tijën, madje dhe sot e kësaj dite nuk ka një televizor.
Dulja shet lule nëpër Tiranë dhe shum prej jush mund ta ken hasur, si dhe ndihmon të gjitha dyqanet e lagjes me punë të vogla për tu ushqyer.
Një zonjë të cilen ai e quan Nëna, kujdeset për ta larë, gatuar etj.
Dulja nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe nuk është as sot.”, thuhet në kë postim.

KOHA JONË SONDAZH

