Shiu dhe stuhitë sjellin dy aksidente në Tiranë

Për shkak të reshjeve të shumta, dy aksidente janë regjistruar këtë të martë në rrugën e Rinasit në Tiranë.

Njëri nga aksidentet ndodhi në Bërxull, ku dy makina janë përplasur mes tyre. Një nga automjetet ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Në brendësi të makinës të tipit Benz kishte një familje, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Aksidenti i dytë u regjistruar në zonën e Rinasit, ku u përplasën 3 automjete.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?