Shiu në gusht si bereqet/ Fik zjarrin në Seman, rritet niveli i Fierzës

Natura u shkatërrua nga zjarret që nuk u shuan për ditë me rradhë por këtë të mërkurë, me ndryshimin e motit, flakët janë shuar. Reshjet e shiut kanë qenë me dendësi të lartë në shumë qytete.

Teksa në Vlorë, shiu u ka “shkatërruar” pushimet, në Fier ai ka shërbyer për shuar flakët e zjarrit në Seman, të cilët forcat zjarrfikëse po mundoheshin prej tre ditësh.

Pas disa muajve thatësirë, reshjet në Kukës kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit. Nga ana tjetër, shiu ka shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore si pasojë e amortizimit.

SHKARKO APP