Shiu përmbyt zyrat e Teatrit Kombëtar

Rrebeshi që ra sot në kryeqytet ka nxjerrë edhe njëherë në pah gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet godina e Teatrit Kombëtar.

Amortizimi dhe mungesa e rikonstuksioneve ka bërë që i gjithë shiu të futet brenda, duke detyruar punonjësit e këtij institucioni që të largohen nga godina për sot, ndërkohë që e njëjta situatë alarmante shfaqet edhe në pjesën e skenës.

Në videon e dërguar nga punonjësit e këtij institicioni, duket qartësisht çatia e cila është jashtë funksioni, ndërkohë që edhe pjesa e dyshemesë dhe mobiliet janë drejt degradimit të plotë pasi gjithçka është në mëshirën e fatit. Ndërsa për të ndjekur një shfaqje teksa bie shi, as që bëhet fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?