Shiu shkatërron shtëpinë, familja detyrohet të braktisë banesën në Gjirokastër

Reshjet e dendura të shiut të datës 6 janar shkaktuan dëme të konsiderueshme në nënlagjen “Granicë e Sipërme” në qytetin e Gjirokastrës.

Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Cullos, u dëmtua rëndë rruga kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit, si dhe disa banesa përreth. Sipas të dhënave paraprake, 15 familje janë prekur drejtpërdrejt, ndërsa një prej më të dëmtuarave është ajo e Petrit dhe Najada Korbecit.

Banesa e tyre ka pësuar dëmtime serioze dhe, sipas ekspertëve gjeologë, ndodhet në “zonë të kuqe”, çka e bën të rrezikshme për banim. Familjes i është kërkuar të largohet menjëherë. Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për shkak të gjendjes shëndetësore të Najadës, e cila është e paralizuar. Izolimi i shkaktuar nga bllokimi i rrugës e ka bërë të pamundur vijimin e jetës së përditshme, duke krijuar një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inxhinieri Spiro Dhiamanti thekson se situata kërkon zgjidhje afatgjata dhe ndërhyrje të thella inxhinierike për të parandaluar përsëritjen e rrezikut dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e “Granicës së Sipërme” kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, si për sistemimin e rrugës dhe përrenjve, ashtu edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për familjet e rrezikuara, veçanërisht ato që ndodhen në zona të shpallura të pabanueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?