Shkak i përhapjes së virusit në Itali, një spital që nuk ndoqi protokollin mjekësor

Kryeministri italian, Guseppe Conte ka deklaruar sot në një intervistë televizive se shkak i përhapjes në masë të coronavirusit në Itali është shkelja e protokollit mjekësor nga një spital.

“Ne nuk mund të parashikojmë përhapjen e virusit, pati një vatër që u përhapë shpejt për shkak se një strukturë spitalore nuk e menaxhoi sipas protokolleve të kujdesshme që përdoren në këto raste dhe kjo ka kontribuar në përhapjen. Ne do të vazhdojmë të marrim masa me ekstreme”,- tha kryeministri i Italisë në një intervistë për “Rai 1”.

Sipas kryeministri kjo ka ndikuar në numrin e madh të të prekurëve që Italia ka aktualisht, në krahasim me vendet e tjera.

Aktualisht Italia numëron 7 të vdekur dhe 229 të prekur nga koronavirusi.

SHKARKO APP