Shkak soba e druve, përfshihet nga flakët shtëpia në Elbasan

Një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bathës, në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe.

Shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë në sobën e druve.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP