Shkaktarët e “heshtur” të trafikut/Në 2019, 52.834 masa administrative

145 shoferë janë ndëshkuar në ditë përgjatë 2019-ës për parkimin e automjetit në mënyrë të gabuar, kryesisht parkim “dysh”, duke vendosur makinat përbri njëra-tjetrës e duke u kthyer kështu në burim kryesor të bllokimit të trafikut në kryeqytet. Burime zyrtare nga Policia Rrugore e Tiranës, thanë se viti që lamë pas është përmbyllur me 52.834 masa administrative në total kundrejt shoferëve që kanë parkuar gabim.

Të shumta janë edhe rastet kur pikërisht këto parkime të gabuara, duke “zaptuar” rrugën, janë kthyer në burim aksidentesh, pasi jo gjithmonë shoferët e rregullt parashikojnë çudirat që ndodhin në rrugë. Por problemi më i dukshëm dhe më i prekshëm në përditshmëri, është ndikimi i këtyre parkimeve të gabuara në qarkullimin lirshëm të automjeteve në Tiranë, ku shpesh bëhen burimi kryesor i trafikut të rënduar.

Policia Rrugore ka shtuar masat me grupe kontrolli në akset kyçe të kryeqytetit, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por veçanërisht për të parandaluar aksidentet. Pavarësisht masave të shumta administrative, shoferët shqiptarët, duket të jenë ende larg parkimit në vendin e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?