Shkaktoi aksidentin e frikshëm me 3 të vdekur, identifikohet shqiptari në Itali (Emri)

Identifikohet shqiptari që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e tre personave në Itali. ‘Ansa’ shkruan se bëhet fjalë për Alensio Serjanin, i cili kishte lindur në Puglia.
Mësohet se 22-vjeçari udhëtonte bashkë me shokun e tij, edhe ai shqiptar në një mjet tip ‘Fiat Stilo’ ndërsa u përplasën me një makinë tip ‘Toyota Aygo’ ku udhëtonin 3 persona të tjerë. Këta të fundit, dy gra dhe një burrë humbën jetën pas përplasjes, ndërsa mjeti i tyre u përfshi edhe nga flakët, duke bërë që trupat e tyre të karbonizoheshin. Po ashtu, policia hetoi lidhur me faktin se gjatë kohës së aksidentit drejtonte 22-vjeçari apo shoku i tij, ndërsa u konfirmua se ishte ai që shkaktoi tragjedinë. Kjo edhe nga plagët e marra gjatë përplasjes.
NGJARJA
Aksidenti i rëndë ndodhi dje gjatë natës në në rrugën shtetërore 16a, në periferi të Tran-it në Puglia. Fill pas aksidentit tragjik, shqiptari u dërgua bashkë me shokun në spital, ndërsa ndodhet nën masë arresti. Po ashtu thuhet se dy të rinjtë pas aksidentit ishin larguan nga vendngjarja, për t’u rikthyer sërish, duke lehtësuar disi edhe veprën që kishin kryer.

