Shkaktoi incidente ditën e zgjedhjeve, arrestohet i kërkuari

Policia e Lezhës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej ditës së zgjedhjeve.

I kërkuar për kanosje dhe dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, Gentian Marku, apo Sakica, është një ndër personat e përfshirë në incidentin me armë zjarri jashtë një qendre votimi në Shëngjin.

Për incidentin, ku u qëllua në ajër dhe u lëndua me tytë pistolete një aktivist i LSI-së, ndaj Markut ishte vendosur masa “arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?