Shkaktoi vdekjen e 4 personave në aksidentin tragjik, Gjykata jep masën për 20-vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Igli Madanin, drejtuesin e mjetit Audi që shkaktoi aksidentin me 4 viktima në autostradën Levan-Vlorë.

Madani nuk ishte i pranishëm, ndërsa është paraqitur avokati me prokurë të posaçme. Avokati i çështjes ishte Remzi Mehmetaj, ndërkohë që seanca është drejtuar nga Vjola Canaj.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes në autostradën Levan-Vlorë, ku Audi i drejtuar nga 22-vjeçari Igli Madani goditi nga pas mjetin tip Toyota, në të cilën udhëtonte familja Gushi e cila u shua.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?