Shkarkimi i 131 punonjësve të burgjeve/Naço: Futën duart në xhepat e shtetit

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço e konsideron të drejtë vendimin për largimin nga puna të rreth 131 punonjësve të administratës së burgjeve, të cilët nuk paguanin detyrimet e energjisë elektrike.

Reagimi i Naços vjen në një kohë kur Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ mbi këtë çështje.

“Shkarkuam nga detyra ata që futën duart në xhepat e shtetit”, theksoi Naço në një prononcim për mediat.

“Janë punonjës që kanë shkelur kodin e etikes, duke futur duart në xhepat e shtetit. Unë e konsideroj këtë si një shkelje të rëndë të etikës, pasi nuk ka më marrëdhënie besimi”, shtoi  Naço.

Ministria e Drejtësisë shkarkoi nga detyra 131 punonjës të burgjeve, të cilët kishin fatura të papaguara të energjisë që arrinin deri në 23 milionë lekë. Sipas Ministrisë, rreth 650 punonjës të burgjeve rezultojnë debitorë në OSHEE. 

SHKARKO APP