Shkarkimi i ministres Frida Krifca, deputeti: Çdo bëhet me akademinë e çobenjëve?

Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi i njohur për të folurit në gjuhë popullore, ka ironizuar në Kuvend ndryshimet në qeverinë “Rama 3”, ku është ndalur jo pak edhe te shkarkimi i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

“Lamë përgjysmë një nismë shumë të rëndësishme, akademinë e çobenjve. A do ta vazhdojmë këtë nismë? Se njerëzit atje kanë blerë edhe fyellin. Dërgojini një mesazh ministres. Unë merak e kam, se njerëzit atje hanë dhe ushqehen me bujqësi.

40% e krahut të punës në Shqipëri mbahet me bujqësi. Bujqësia është në ditën e saj më të zezë, ndërkohë që janë në pikë të hallit. I premtuat 300 mijë lekë për grurin, ndërkohë që sot gjithë fermerët e Myzeqesë do tregojnë se gruri ka mbetur i pashitur”, tha Korreshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?