Shkarkimi i Presidentit, Balla: Të presë vendimin e Gjykatës. Politikanët duhet të bashkohen në heshtje

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi njëpartiak voti pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Kreu i grupit socialist, Taulant Balla komentoi në dalje nga godina e Parlamentit votimin.

Sipas Ballës, “Kuvendi u shpreh dhe brenda 5 ditësh vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të shprehet brenda 3 muajsh, edhe pse Gjykata mund të marrë edhe një muaj tjetër për shkak të gushtit. Vendimi i shkarkimit nga Gjykata ka nevojë për 5 vota pro”.

Po ashtu ai apeloi që ”i shkarkuari të presë vendimin e Gjykatës, kurse politikanët duhet të bashkohen në heshtjen ndaj çdo adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Gjykata është organ i pavarur, ajo duhet të flasë dhe ne të heshtim, sepse puna jonë me Metën përfundon sot”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?