Shkarkimi nga Shoqata e Bashkive, Ademi: PS po mundohet të mbyllë padinë për zgjedhjet vendore
Në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini në Ora News, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se nisma për shkarkimin e saj është me urdhër partie.
Sipas saj, iniciative nuk ka të bëjë me Shoqatën e Bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019.
Ademi: Këto janë nisma të caktuara me urdhër partie për të ndërhyrë në demokracinë vendore, për të prishur atë që është ndërtuar prej vitesh lidhur me pushtetin vendor. Iniciative nuk ka të bëjë me shoqatën e bashkive, por qëllimi real ka qenë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur çështjet e vlerësimit të votimit të 30 qershorit në vitin 2019. Pjerin Ndreu nuk e pohoi direkt këtë gjë, por në fakt u faktuar kur kërkoi që të mblidhte një anëtarësi që nuk ishte anëtare, për të përfaqësues një padi që nuk ishte e tyre. Ne i jemi drejtuar gjykatës për drejtësi në këtë rast.
Pas viteve të 30 qershorit ne ju drejtuam Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar procesin e 30 qershorit, nëse mandatet janë në përputhje me kushtetutën. Në atë moment kishim dyshime që i kemi çuar në gjykatë. Tashmë vendimi i takon kësaj gjykate. Fakti që ne e kemi çuar këtë çështje në Kushtetuese, një organ që na ka marrë në shqyrtim, pritet që të kemi një seancë. Ngutja për të ndërhyrë në këtë proces, duket se është një kërkesë e tepërt. Kërkesën për gjykimin e këtyre zgjedhjeve nuk vijnë vetëm nga bashkitë, por edhe nga shoqëria civile dhe nga ndërkombëtarët.
Ademi shtoi se vendimet nuk i merr ajo në këtë shoqatë, por i marrin anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate.
Ademi: Kjo shoqatë e bashkive është ndërtuar me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe reagimi i Këshillit të Evropës ishte një mbështetje për këtë gjë. Kjo zhurmë nuk ka lidhje fare me shoqatën e bashkive, por për të ndaluar zërash lidhur me çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Padinë që kam dërguar unë në Kushtetuese, ka të bëjë me një proces që ka mandatuar në mënyrë të parregullt disa kryetarë të cilëve u është ndërprerë mandati nga një proces jolegjitim. Vendimet nuk i marr unë në këtë shoqatë, por i marrin anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate. Shoqata e bashkive si organizëm është funksionale.