Shkarkohen drejtorët e doganave (Emrat)

Pas ndryshimit të kreut të Doganave, sot ka ardhur radha e shkarkimit të drejtorëve rajonalë të doganave në vend.

Mësohet se janë larguar të gjithë drejtorët e doganave në qarqe. Deri më tani janë mësuar disa emra që janë larguar dhe që janë emëruar. Është larguar kreu i doganës së Tiranës, Arben Krasniqi. Në vendin e tij është emëruar Skerdi Rama.

Është larguar gjithashtu edhe drejtori i doganës së Durrësit Denis Shabani. Në vendin e tij është emëruar Rubin Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe drejtori i doganës në Kapshticë, Olsi Konomi është larguar nga detyra që mbante. Në vend të tij është emëruar Julian Çollaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?