Shkarkohet drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU.

Hoxha, e cila më parë mbante detyrën e drejtores juridike në institucion, është komanduar në krye të AKU-së për kryeqytetin në përpjekje për të rikthyer besimin e qytetarëve tek kontrolli ushqimor.

Ky ndryshim vjen pas disa rasteve të njëpasnjëshme që kanë vënë në pikëpyetje sigurinë ushqimore në vend, përfshirë jo vetëm mishin e pulës të kontaminuar, por edhe produkte të tjera si luleshtrydhet me mbetje të rrezikshme pesticidesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?