Shkarkohet drejtori i burgut Shën Koll
Pas skandalit me lirimin e kosovarit Shuaip Zukaj, është shkarkuar nga detyra edhe drejtori i burgut të Shën Kollit, Kant Ndoji.
Ky i fundit u shkarkua me vendim të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, me motivacionin: “neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
Një ditë më parë, u shkarkuan nga detyra edhe disa inspektorë po me të njëjtin motivacion, për të cilët ministri Manjani tha se, “as nuk i dridhej dora fare dhe është minimumi që ka bërë”.
Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim Gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë. Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës. Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, është lënë i lirë.
Edhe pse në kartelen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit Zukaj duhet të ekstradohet në Kosovë, administrata e burgut i ka hapur derën e burgut duke e lënë të lirë jashtë çdo procedure ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

