Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Shkodër, nuk dihen shkaqet dhe as kush do ta zëvendësojë

Shkarkohet Drejtori i Kadastrës në Shkodër, Genc Berhani. Lajmi u bë i ditur nga burime nga ky institucion. Largimi i tij është zyrtarizuar ditën e djeshme, ndërsa nuk ka motivacion.

Deri tani, nuk ka informacione se kush mund ta zëvendësojë në krye të Kadastrës, nëse do të jetë drejtor nga Shkodra apo do të importohet nga ndonjë qytet tjetër. Genc Berhani u emërua drejtor i Kadastrës Shkodër në nëntor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Dibrën.

Aso kohe, lëvizja u pa në funksion të fushatës elektorale të 25 prillit. Berhani edhe para rreth 2 viteve e gjysmë, kur Hipoteka u shkri me ALUIZN-in, u emërua drejtor i Kadastrës.

SHKARKO APP