Shkarkohet drejtori i Policisë në Durrës, ja kush e zëvendëson
Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë Durrës Alfred Çepe. Referuar burimeve nga Policia, se drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet sot.
Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Në ditët në vijim priten lëvizje të tjera në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.
Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ndryshuan drejtori i policisë rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë.
KOHA JONË SONDAZH

