Shkarkohet kreu i Hipotekës Krujë, Edmond Daci

Shkarkohet kreu i Hipotekës së Krujës, Edmond Daci. Daci ishte emëruar në këtë post në janar. Shkarkimi i tij vetëm 5 muaj pas emërimit është shoqëruar me paralajmërimin për shkarkim të dy drejtuesve të tjerë.

Të tilla largime nga detyra të zyrtarëve të shtetit janë bërë të zakonshme pas mitingjeve populiste të kryeministrit, dëgjesave. Pas ankimeve nga qytetarët, Rama rregullisht i ka kërcënuar drejtuesit se do të shkarkohen nëse nuk ua plotësojnë kërkesat.

Në 18 janar, Ministria e Drejtësisë publikoi listën me emrat e 28 kandidatëve të shpallur fitues nga konkursi i hapur për pozicionin e regjistruesit pranë ZVRPP-ve. Drejtuesit e rinj të ZRPP-ve u pritën në takim nga Kryeministri Rama, i cili u kërkoi profesionalizëm në shërbimin e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga fazat e testimit me shkrim dhe intervistës me gojë, Ministria e Drejtësisë shpalli fitues ndër 28 ZVRPP, edhe Edmond Dacin për Krujën, i 12-i në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

1. BULQIZË Shahin ALIU
2. DEVOLL Valbona BESHI
3. DIBËR Alma BOJKU
4. DURRËS Ardian ILJAZAJ
5. ELBASAN Mariglen DISHA
6. FIER Petrit KANANI
7. GRAMSH Xhilson BAJRAMI
8. GJIROKASTËR Florian TACI
9. HAS Fadil MAZREKU
10. KAVAJË Matilda PEZA
11. KOLONJË Eljona MYDINI
12. KRUJË Edmond DACI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?