Shkarkohet nga detyra burri i zv. ministres së Brendshme, Manastirliu: S’mund të jetë pjesë e sistemit tonë
Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Aurel Voda, është shkarkuar nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Doktori Aurel Voda nuk është përmbajtur aspak me fjalorin e tij, teksa duke iu referuar kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi tha “na çau k****”, ndërsa ditën e djeshme ai ka shpërthyer në sharje ndaj gazetarëve me një fjalor krejtësisht banal.
“I patolerueshëm reagimi i dr. Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”-shkruan ajo.