Shkarkohet nga detyra kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon dhe përjashton nga sistemi i drejtësisë kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj.
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës ishte konfirmuar në detyrë nga KPK, por u shkarkua nga KPA.
Pas vendimit të KPA-së, në një prononcim për mediat, Imeraj tha se vendimi marrë në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu Imeraj pretendon se gjatë rivlerësimit, nga ana e organeve të vettingut janë vendosur në dosje dokumente të falsifikuara për pasuritë.
“Ndihem e çuditur. Vendimi është në kundërshtim me procesin ligjor, pa marrë parasysh asnjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime.
Shpresoj ta kem të argumentuar kush e donte shkarkimin tim nga sistemi i drejtësisë. Jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve të merrni çdo fletë të dosjes hetimore, ku vërtetohet se Imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. Puna ime prej 17 vitesh ka folur qartë se si është kryer puna e prokurorit dhe rezultatet e marra prej tyre. Më shumë se 160 të pandehur janë dënuar me formë të prerë dhe vetëm tre prej tyre kanë marrë pafajësi.
Jam munduar që në këtë proces, të prezantoj, jo për veten time, për të gjithë ju që në çdo moment nga ana ime, janë vendosur fakte dhe prova që dëshmojnë se ky proces ka qenë i prekur që në fillimet e tij. Lidhen me futjen e dokumenteve për pasuri të rreme. Nëse reforma në drejtësi, aplikimi i saj, ajo çka ne duam është që të sjellë si qëllim që të bazohemi në ato dokumentacione më sipër, që i referohen dokumenteve të të falsifikuar”, tha Imeraj.
“Për kriterin e pasurisë. Nuk ka raportuar një rekord te kunatit në Itali. Subjekti gjendet ne kushtet e cenimit te besimit”, u tha sot nga KPA.
Por prej javësh po ziente në publik një sms e një anëtare të KPA që për kryeprokuroren shkruante se “edhe një maloke me pak në drejtësi”.
Asnjëherë kjo sms nuk u kundërshtua nga KPA.
Pas shkarkimit avokati i huaj nga Strasburgu, tha se kjo është gjë e padëgjuar në drejtësi siç po veprohet në Shqipëri. Dhe se do ta apelojmë urgjent në Gjykatën e Strasburgut.