Shkarkohet shefi i komisariatit të Kavajës, ja arsyeja
Sot është shkarkuar nga detyra shefi i komisariatit të Kavajës Arbëresh Vokshi. Lidhur me shkarkimin e tij u hodhën hipoteza dhe spekulime të ndyrshme.
Por ka qenë vetë Policia e cila nëpërmjet një njoftimi ka shpejguar arsyet e largimit të tij.
Më poshtë njoftimi i Policisë:
"Duke iu pergjigjur interesit të medias per motivacionin e pezullimit nga detyra te shefit te Komisariatit Kavaje sqarojmë se:
Komisar Arbëresh Vokshi, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kavajë, DPQ Tiranë, ka kryer shkelje të parashikuar neni 11, pika 12, “Shkelje ose mosushtrimi i kompetencave të policisë”, dhe pika 10, “Përdorimi i detyrës si punonjës Policie për interesa private” parashikuar nga Ligji Nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, Neni 96, pika 1, germa “b”.
Konkretisht, Komisar Arbëresh Vokshi me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kavajë, DPQ Tiranë ka penguar kryerjen e veprimeve hetimore për veprën penale të “Ndërtimit të Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Kete çeshtje SHÇBA-ja e ka në hetim, bazuar në ankesen e nje pronari te ndertimi te paligjshem, ku pretendohet se punonjësi i policisë Komisar Arbëresh Vokshi i ka marrë 2000 Euro në favorizim të ndërtimit të paligjshëm te nje banese.
Gjithashtu, nuk ka dhene informacion ne lidhje me kultivimin e bimeve narkotike në fshatin Zambishë dhe fshatin Çekë të Rrogozhines, ku me daten 21.08.2015 janë zbuluar e asgjësuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, në total rezultuan të ishin 7090 bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe 12 thase te mbushur me 100 kg “mariuane” e presuar.
Bazuar mbi këto shkelje të përsëritura gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e Shefit të Komisariatit, pas hetimit disiplinor të kryer nga ana e Drejtorisë së Standarteve Profesionale ne Drejtorine e Policise se Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit, me vendimi te datës 19.08.2015 ka bërë pezullimin paraprak nga detyra të këtij punonjësi policie për ti hapur rrugë një hetimi sa më të plotë e të paanshëm ndaj këtij punonjësi policie".
KOHA JONË SONDAZH

