Shkatërrimi i bandës italo-shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave e sekuestrimin e 4 ton drogë, Policia e Shtetit jep detajet

Policia e Shtetit përmes ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me aksionin që çoi në shkatërrimin e një bande italo-shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave.

Sipas njoftimit zyrtar, policia theksoi se 4 prej tyre janë shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

NJOFTIMI I POLICISE

Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh, që solli sekuestrimin e mbi 4 ton marijuanë, armë zjarri, 0.5 kg kokainë, gomone etj.
Si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.
Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.
Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.
Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.
Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve.

SHKARKO APP